Vajzat e mjegullës

Vajzat e mjegullës

by Namik Dokle
Vajzat e mjegullës

Vajzat e mjegullës

by Namik Dokle

eBook

$8.00 

Available on Compatible NOOK devices, the free NOOK App and in My Digital Library.
WANT A NOOK?  Explore Now

Related collections and offers

LEND ME® See Details

Overview

“Vajzat e mjegullës” është romani i një dashurie të madhe, ku vërshojnë ndjesitë e dashurive ekzistenciale: dashurisë për jetën, për vendlindjen, për njerëzit, për gjuhën, për zakonet identifikuese, për mitet dhe legjendat ende të gjalla; është një roman i dashurisë për të bukurën në një realitet herë-herë të shëmtuar; i dashurisë për vajzat, lulet dhe këngët e tyre, si edhe i paqtimit me fatin, duke e jetuar atë në çdo frymëmarrje. Përmes një stili gjuhësor krejt të veçantë dhe të ngjyrosur edhe me elemente të një kulture deri diku jo krejt të njohur, Namik Dokle paraqet situata dhe vende që nxisin thellë përfytyrimin e lexuesit dhe çdo përshkrim fjalësor mbërrin të kthehet në pikturë reale e plot ngjyra. Formulimet origjinale, humori fjalësor, ironia, si veçori gjuhësore, mbushin shpesh kontrastin mes ankthit të pasigurisë dhe forcës shpirtërore identifikuese. Besnikëria ndaj gjuhës së gjallë të personazheve reale bëhet shpesh edhe forma e vetme e kundërshtisë së hapur ndaj zhargonit të pabesë të diktaturës. Goranët dhe Gora, përmes këtij rrëfimi grishës nga faqja e parë deri tek e fundit, vijnë te lexuesi përmes një simboli të fortë, që prek në mënyrë sa poetike, aq edhe tragjike sferën e vetëdijes mbi misterin dhe atë çka përcillet si e njohur e pakundërshtueshme.


Product Details

BN ID: 2940164122478
Publisher: Toena
Publication date: 06/24/2020
Sold by: Smashwords
Format: eBook
File size: 257 KB
Language: Albanian

About the Author

Namik Dokle ka lindur në Durrës (Shqipëri) në 11 mars 1946. Ka studiuar për gazetari dhe ekonomi agrare. Për shume vite ka punuar në media, si gazetar dhe kryeredaktor në dy gazeta. Pas rënies se regjimit diktatorial u përfshi edhe në karrierën politike, kryesisht në diplomacinë parlamentare si përfaqësues i Shqipërisë në organizmat ndërkombëtare, në mënyrë të veçantë dhe për një kohë të gjatë në Këshillin e Europës.

Është autor i tre librave me tregime të botuara në vitet shtatëdhjetë, disa të përfshira edhe në disa antologji. Është i njohur si dramaturg; ka shkruar trembëdhjetë drama, tetë prej të cilave janë vënë në skenë në teatrot kryesore të vendit (gjatë periudhës 1974-2015) dhe ka botuar tre libra me drama. Disa prej tyre kanë fituar çmime kombëtare dhe ndërkombëtare ( një çmim i fituar nga juria e lidhjes së shkrimtarëve tëShqipërisë, të kryesuar nga Ismail Kadare). Ka shkruar edhe gjashtë radiodrama, të interpretuara në Radio-Tirana.

Pas vitit 2016 i është përkushtuar tërësisht letërsisë dhe ka botuar tre romane: Vajzat e mjegullës, Lulet e skajbotës, Ditët e lakuriqëve të natës. Tri romanet formojnë triptikun Saga e Gorës dhe shprehin gjithë rezistencën shpirtërore të banorëve të një krahine (GORA,- e ndarë mes dy shteteve) për të ruajtur identitetin e vet njerëzor.

Romani Vajzat e mjegullës është botuar tri herë në Shqipëri, është përkthyer dhe botuar në Turqi dhe Bosnjë; është përkthyer dhe është në proces botimi edhe në Spanjë dhe Bullgari. Po ashtu edhe dy romanet e tjera janë përkthyer dhe botuar në Sarajevë. Ditët e lakuriqëve të natës është përkthyer në turqisht dhe botuar në Turqi.
Namik Dokle merret edhe me përkthime nga spanjishtja dhe serbo-kroatishtja.

From the B&N Reads Blog

Customer Reviews