RRUGËT E JETËS (Ribotim i plotësuar)

RRUGËT E JETËS (Ribotim i plotësuar)

by SERAFIN KUKE
RRUGËT E JETËS (Ribotim i plotësuar)

RRUGËT E JETËS (Ribotim i plotësuar)

by SERAFIN KUKE

eBook

$7.49  $7.99 Save 6% Current price is $7.49, Original price is $7.99. You Save 6%.

Available on Compatible NOOK Devices and the free NOOK Apps.
WANT A NOOK?  Explore Now

Related collections and offers


Overview

Serafin Kuke lindi në fshatin Borovë të Rrethit Kolonjë më 16 Mars 1933. Përjetoi masakrën e egër dhe mizore të djegies së Borovës në korrik 1943, nga ushtria hitleriane në të cilën mbetën të vrarë e të djegur 29 veta nga familja dhe farefisi i tij. Shkollën fillore dhe unike e kreu në fshat dhe Ersekë, kurse te mesmen dhe universitetin në Tiranë. Është diplomuar inxhinier ndërtimi. Ka punuar në ndërmarrje, institute projektimi dhe në organe shtetërore me detyra te rëndësishme në sektorin e ndërtimit. Në këtë libër Serafin Kuke ripasqyron ngjarjet në rrugët e jetës së vet, si bashkudhëtar me bëmat e sistemeve politike, por pa u futur në analiza. Ai sjell një mozaik mbresëlënës ngjarjesh e personazhesh që bëjnë të prekshme atmosferën e kohës kur kanë ndodhur duke dhënë dëshmi autentike si pjesëtar I drejtpërdrejtë i tyre. 

Nga autori


Libri "Rruget e Jetes" eshte nje udhetim kronologjik ne kohe i ngjarjeve me te rendesishme te jetes sime, si dhe reflektimi im mbi to dhe mbi rrethanat e kushtet mes te cilave ato u zhvilluan. Ai e merr zanafillen qe nga vendlindja ime e Boroves Martire deri ne fund si qytetar amerikan. Libi nuk eshte thjeshte nje autobiografi. Duke vendosur veten time ne qender te ngjarjeve te perjetuara qe nga feminija e hershme dhe deri ne daljen ne pension, jape njekohesisht, pa rene ne politizimin te kohes se sotme e atehershme, nje tabllo te gjalle te jetes shoqerore, politike, ekonomik dhe administrative. Ngjarjet e jetes sime, sic pershkruhen e dhe ne liber, ne menyre te thjeshte, te rrjedhshme e te qarte, shtrihen ne nje periudhe kohore qe permban ndryshime rrenjesore social-ekonomike dhe politike te popullit shqiptar. Vlen te permendet fundi i luftes se dyte boterore me pasojat e saj katastrofike edhe ne nje fshat te varfer e te larget te Shqiperise si Borova, shnderrimi i Shqiperise ne nje vend komunist e me pas transformimi demokratik i shoqerise i cili vazhdon edhe sot e kesaj dite. Keto ndryshime te rendesishme per historine e popullit shqiptar me kane perfshire mua ne vorbullen e kohes me cilesine e deshmitarit, observuesit, perjetesuesit dhe pjesemarresit aktiv ne to, duke filluar qe nga djegia massive e fshatit dhe familjes time gjate femijerise e duke vazhduar me tutje ne pozicionet e mia te rendesishme, perfshire edhe ato te larta por delikate ne administraten qendrore te pushtetit te atehershem e me pas atij demokratik. Libri perpiqet ti rrefeje lexuesve jo vetem ngjarjet ne kontekstin e tyre historik por ne te njejten kohe nepermjet analizes se karakterit tim ti vendose ata ne situatat e komplikuara ne te cilat qenia njerezore perballet me friken, dilemen, pasigurine, dramen, zhgenjimin, veshtiresine per mbijetese, por edhe me dashurine, gezimin, bukurine e natyres e te jetes dhe deshiren e vendosmerine per te ndertuar nje te ardhme me te mire.



Product Details

ISBN-13: 9781087924021
Publisher: ALDI KUKE
Publication date: 09/09/2013
Sold by: Barnes & Noble
Format: eBook
Pages: 291
File size: 15 MB
Note: This product may take a few minutes to download.
Language: Albanian
From the B&N Reads Blog

Customer Reviews