Mbretëreshë Teuta e Ilirisë

Mbretëreshë Teuta e Ilirisë

by P.I.Kapllani
Mbretëreshë Teuta e Ilirisë

Mbretëreshë Teuta e Ilirisë

by P.I.Kapllani

eBook

$9.00 

Available on Compatible NOOK Devices and the free NOOK Apps.
WANT A NOOK?  Explore Now

Related collections and offers

LEND ME® See Details

Overview

Në vitin 2008, do të botohej në anglisht në Kanada nga shtëpia botuese IOWI dhe vetëm pas gjashtë vjetësh do të shihte dritën e botimit në gjuhën shqipe, në shtator të këtij viti, po nga IOWI, duke u bërë i pari libër që botohet në gjuhën shqipe nga një shtëpi botuese kanadeze. Botimi në shqip i kësaj drame përbën risi edhe për vetë IOWI dhe ndoshta mund të shërbejë si një pikënisje për botime të tjera në këtë gjuhë.

Varianti në shqipe pa frikë mund të cilësohet si një libër krejt i ri, jo vetëm nga mënyra e konceptimit të konfliktit, por edhe nga plotshmëria e karaktereve. Nëse në variantin e paraqitur në konkurs dhe në variantin në anglisht, Teuta helmon Agronin për të marrë fronin, (një shembull klasik shekspirian), në variantin në shqipe, Agroni helmohet nga Dhimitër Fari, i cili i fut tre zana për t'i sjellë një verë të rrallë për ta provuar.

Në bashkëpunim me Triteutën, Dhimitri ka si qëllim të marrë fronin, pas vdekjes së Agronit, por pengohet nga Teuta, e cila hipën në fron dhe i bën ballë hordhive romake. Dhimitri nuk ndalet. Ai ka në krah Triteutën, me të cilën Agroni ka patur një djalë, Pimin. Ai hidhet në krahun e Romakëve dhe braktis ishullin e Farit, të cilin ua jep pa luftë romakëve. Ushtria romake marshon, duke rrafshuar 230 qytete e vendbanime ilire, për t'u ndalur në portat e Lezhës, ku edhe nënshkruhet armëpushimi. Teutës i lihet vetëm një anije, ndërsa në fron hipën Dhimitri dhe Triteuta, aleatët e romakëve.

Kjo dramë është diskutuar edhe në forumin amerikan Fanatikët e Civilizimit, ku Anthony Kiehl, autori i portretit të Teutës, ka nxitur një debat shumë interesant rreth kësaj figure madhështore të ilirëve. Tashmë drama nuk e ka më atë ndikimin shekspirian, por është një vepër e mirëfilltë e P.I.Kapllanit, duke e kthyer karakterin e saj nga një vrasëse, në një heroinë të vërtetë, që i bën ballë rrebeshit të kohës në vitin 230 BC. Kishte edhe një përpjekje nga autori për ta shkruar në dialektin geg, por në fund Kapllani vendosi ta rishkruajë në gjuhën letrare. Sipas autorit, gjuha letrare e dramës zgjeron audiencën e shikuesve, që edhe kështu siç janë, përbëjnë një numër relativisht të vogël për skenën shqiptare.


Product Details

BN ID: 2940152966220
Publisher: P.I.Kapllani
Publication date: 04/09/2016
Sold by: Smashwords
Format: eBook
File size: 94 KB
Language: Albanian

About the Author

Përparim Kapllani (P.I.Kapllani) was born in the city of Elbasan, Albania. He came to Canada in 2000 and began to put to paper his many untold stories. His most recent book is "Grimcat" -a novel written in Albanian, published by Shkrimtari Publishing House. "The Thin Line" was published by Mawenzi House in 2018. "The Last Will", a novel based on Çamëria genocide, was published by IOWI in 2013. "Beyond the Edge" is a collection of short stories published in 2010. An English version of his play "Queen Teuta of Illyria" was published in 2008. An Albanian version of the play "Mbretëreshë Teuta e Ilirisë" was published in 2014. His short stories appeared in a few anthologies such as: "Lest I forget"-IOWI, "Canadian Voices"- Bookland Press, "The Literary Connection", and "Courtney Park Connection"-IOWI. He graduated as an Anti Aircraft Gun Artillery Officer in 1990, University "Scanderbeg", Tirana, Albania. Years later he graduated as a high school teacher for Literature and Albanian Language, Tirana University, Faculty of History and Philology, in 1998.

From the B&N Reads Blog

Customer Reviews