Lëkura e qenit

Lëkura e qenit

by Fatos Kongoli
Lëkura e qenit

Lëkura e qenit

by Fatos Kongoli

eBook

$6.00 

Available on Compatible NOOK Devices and the free NOOK Apps.
WANT A NOOK?  Explore Now

Related collections and offers

LEND ME® See Details

Overview

"Lëkura e Qenit" është një roman i shkruar nga Fatos Kongoli. Romani është publikuar në 2003-ën. Ështe një roman tërheqës dhe jo i mërzitshëm. Në të gjenden pjesë të këndshme, pjesë tragjedike dhe pjesë që e karakterizojnë autorin, si pjesët me pullë të kuqe. Autori e sheh botën në një këndvështrim tjetër.
Zoti Tarapi (personazhi kryesor) që shpesh quhej gabimisht Zoti Trapi është një karakter i veçantë nga mënyra e të jetuarit, i cili është i martuar me Margën, gruaja që vdes natën e ndërrimit të mijëvjeçarëve. Në fillim në libër përshkruhet se si autori përjeton përkrah Margës, dashurinë, tradhtinë, ndjenjën dhe humanitetin. Pastaj kalon tek një pjesë e fëmijërisë së tij, aventurat, përgjimet e komshiut deri në vdekjen e babait dhe të motrës. Pjesa tjetër tregon mbi tërheqjen e tij ndaj një zonje, teksa priste në radhën e qumështit në dy të natës. Ndërsa shihte zonjat hamendësonte, se cila mund të kishte bërë dashuri para se të vinte në radhë të qumështit. Më tej thellohet njohja me këtë zonjë në takimet në kinema duke dëgjuar rrëfimet e saj për të shoqin që ishte në burg qysh prej tre vjetësh e që kishte tre vjet pa bërë dashuri. Më pas i vjen radha mendimeve të tij kur shihte Lorin, shoqen e të bijës dhe e quante veten "Lëkurë Qeni".
Ky roman i dha shkrimtarit Fatos Kongoli “Pendën e argjendtë” në vitin 2003. Ndërsa në qershor të vitit 2006 botimi në gjuhën gjermane i romanit “Lëkura e qenit” u përzgjodh si “Libri i muajit” nga librarët e Gjermanisë.


Product Details

BN ID: 2940163456840
Publisher: Toena
Publication date: 01/30/2020
Sold by: Smashwords
Format: eBook
File size: 340 KB
Language: Albanian

About the Author

Fatos Kongoli lindi në Elbasan, më 1944. Studioi për matematikë pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku u diplomua në vitin 1967. Punoi për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese “NaimFrashëri”.
Është autor i një vargu librash. Shquhen sidomos romanet e tij, të vlerësuara nga lexuesi shqiptar dhe i huaj. Librat e Kongolit janë botuar në Francë, Itali, Zvicër, Greqi, Gjermani, Poloni, Sllovaki, Bullgari, Serbi, Britani e Madhe, Spanjë, me jehonë në disa nga gazetat dhe revistat më të mëdha europiane, si: Le Monde, Le Figaro, La Stampa, Le Temps, Le Soir, L’Express, MagazineLittéraire, DerTagesspiegel, The Guardian, The Indipendent, ElPublicoetj. Gjithashtu ai është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Çmime
•Është tri herë fitues i çmimit vjetor “Për librin më të mirë në prozë” dhënë nga Ministria e Kulturës (1995, 2000, 2002), si dhe i çmimit “Velia” (2000).
•Është fitues i çmimit ndërkombëtar “Balkanika” (2002). Gjithashtu, ështëfitues i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri “Penda e Artë” (2004).
•Shoqata eBotuesve Shqiptarë e ka vlerësuar me çmimin “Shkrimtari i vitit” për 2006-n.
•Romani “Lëkura e qenit”, përkthyer në gjermanisht, u shpall libri i muajit qershor 2006 në Gjermani.
•Në vitin 2010 është nderuar nga Presidenti i Francës me titullin më të lartë që jepet në Francë: “Kalorës i Legjionit të Nderit”.
•Fatos Kongoli është shpallur “Qytetar nderi” i qytetit të Elbasanit në vitin 2010.
•Është nderuar, në vitin 2017, me titullin Doktor “Honoriscausa” nga Universiteti “IsmailQemali”, Vlorë.
•Shoqata e Botuesve Kosovarë e vlerësoi me çmimin “Shkrimtar i vitit”, për romanin më të fundit “Gënjeshtarë të vegjël”, në vitin 2019.

From the B&N Reads Blog

Customer Reviews