Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera

Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera

by Frank O'Connor
Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera

Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera

by Frank O'Connor

eBook

$12.00 

Available on Compatible NOOK Devices and the free NOOK Apps.
WANT A NOOK?  Explore Now

Related collections and offers

LEND ME® See Details

Overview

e shkrimtarit irlandez Frank O’Connor, përzgjedhur nga Julian Barnes. Në to, përmes rrëfimeve mbi fëmijërinë dhe martesën, seksin dhe fenë, luftën dhe pleqërinë, O’Connor-i shpalos në formën më të plotë zhdërvjelltësinë, humorin dhe mprehtësinë e tij. Ai përshkruan djelmosha, të bindur se janë gjeni apo që i ka kapërthyer rivaliteti me babanë e tyre, si dhe ushtarë të
Ushtrisë Republikane Irlandeze, që duhet të marrin vendime të vështira në
mes të një lufte topitëse. Diku tjetër, një grua e moshuar kërcënon të birin se
do t’i shfaqet lugat, po të mos e varrosë në fshatin e origjinës, teksa një kurorë
lulesh gati sa nuk shkakton skandal, sepse një dorë anonime e lë në funeralin
e një prifti. Në këto përjetime të bukura të jetës së zakonshme – sa komike,
aq dhe tragjike – O’Connor-i portretizon çaste të parëndësishme, që na çojnë
tek e vërteta psikologjike që qëndron në zemër të personazheve të tij.


Product Details

BN ID: 2940165964091
Publisher: Frank O'Connor
Publication date: 11/08/2022
Sold by: Smashwords
Format: eBook
File size: 789 KB
Language: Albanian

About the Author

Frank O’Connor është pseudonimi i Michael O’Donovan, lindur në Kork, në vitin 1903. Më së shumti autodidakt, në moshën dymbëdhjetëvjeçare, O’Connor-i nisi të përgatiste një botim me vepra të përzgjedhura të krijimtarisë së tij. Më vonë punoi si bibliotekar, përkthyes dhe gazetar.
Që në moshë të re, mësoi të fliste irlandishten dhe u zhyt në poezi, muzikë dhe legjenda gelike. Kur u internua nga Qeveria e Shtetit të Lirë, nuk e la këtë mundësi t’i shkonte dëm, por e shfrytëzoi për të mësuar disa gjuhë të huaja, ndërsa studimin mbi Turgenievin, për të cilin fitoi edhe çmim pas kthimit prej internimit, e shkroi në gjuhën irlandeze. Me nënshkrimin “A. E.” filloi të botonte poezi, tregime dhe përkthime në gazetën Irish Statesman. Gjatë kohës që në Kork vinte në skenë vepra të Ibsenit dhe Çehovit, një klerik vendas shkroi për të: “Majk kërriçi do të njihet nga brezat që vijnë si prijësi i muzave pagane të Dublinit”. Frank O’Connor-i jetoi në Dublin dhe u martua me një amerikane, me të cilën pati dy djem dhe dy vajza. Librin e parë, Guests of the Nation e botoi më 1931, pasuar nga më shumë se tridhjetë vëllime, kryesisht me tregime, si dhe me pjesë teatrale. Frank O’Connor vdiq në vitin 1966.

From the B&N Reads Blog

Customer Reviews