Kafshët

Kafshët

by Miguel Torga
Kafshët

Kafshët

by Miguel Torga

eBook

$7.00 

Available on Compatible NOOK Devices and the free NOOK Apps.
WANT A NOOK?  Explore Now

Related collections and offers

LEND ME® See Details

Overview

“Kafshët” e Miguel Torga-s është një univers i skicuar në 14 tregime, ku njerëz
e kafshë bashkëndajnë karakteristikat dhe peripecitë e jetës, duke ngritur
pyetje thelbësore mbi shoqërinë dhe vetë ekzistencën.
Ky klasik i letërsisë portugeze u botua për herë të parë më 1940-n. Secili nga
tregimet ka një personazh: një kafshë të humanizuar apo një njeri që është
thuajse kafshë dhe të gjithë jetojnë në luftë me natyrën, Zotin apo me veten.
Të ndryshme mes tyre, këto “bishëza”, kafshë e njerëz, janë të gjitha në të
njëjtën “Barkë të Noes”, toka amë, të vëllazëruara në një luftë të njëllojtë për
jetën e për lirinë. Historitë e tyre përfaqësojnë dilema shumë njerëzore. Në
këtë libër, njeriu është një kafshëz më shumë mes të tjerave e nuk zë një vend
të privilegjuar në krijim.
Për Miguel Torga-n, evolucioni e largoi Njeriun nga natyra, duke e dënuar me
humbje dhe ai udhëton me “kafshëzat” në kërkim të thelbit të tij të pazbutur,
të pastërtisë së instinktit, duke vendosur në pikëpyetje Zotin, lirinë, shoqërinë
dhe marrëdhënien e individit me to.


Product Details

BN ID: 2940165961168
Publisher: Miguel Torga
Publication date: 10/31/2022
Sold by: Smashwords
Format: eBook
File size: 647 KB
Age Range: 18 Years
Language: Albanian

About the Author

Miguel Torga (1907-1995), pseudonim i Adolfo Correia da Rocha-s, është shkrimtar dhe poet portugez. Në poezitë dhe romanet e tij ngre në kult fisnikërinë e gjendjes njerëzore, pavarësisht nga fuqia e Zotit, të cilin e sheh si një krijues shpërfillës, krejt të munguar në jetën e individit. Ai është fitues i çmimit Camões, më 1989, çmimi më i rëndësishëm letrar në Portugali. Gjithashtu, ka qenë disa herë kandidat për çmimin Nobel.

From the B&N Reads Blog

Customer Reviews