Hakmarrja e faljes

Hakmarrja e faljes

by Eric-Emmanuel Schmitt
Hakmarrja e faljes

Hakmarrja e faljes

by Eric-Emmanuel Schmitt

eBook

$9.00 

Available on Compatible NOOK Devices and the free NOOK Apps.
WANT A NOOK?  Explore Now

Related collections and offers

LEND ME® See Details

Overview

Mes luftës dhe paqes, dy motra binjake por krejtësisht të kundërta, kanë një marrëdhënie dashuri-urrejtje që zgjat gjithë jetën. Xhelozia apo toleranca, hakmarrja apo falja, cila do të fitojë në fund? Ngjarja zhvillohet në një shtëpi të largët në Alpe, ku niveli i jetesës është i lartë.
Një burrë hedonist dhe pa ndjenja abuzon me një vajzë të dashur, naive dhe i merr fëmijën. Çfarë mësimi humanizmi mund të nxirret nga një melodramë kaq tragjike?
Askush nuk e kupton qëndrimin e Marie Marinier: një grua, vajza e vetme e dashur e së cilës vritet nga një psikopat, i cili dënohet për përdhunimin dhe vrasjen e pesëmbëdhjetë grave. Megjithatë ajo e viziton rregullisht vrasësin në burg, arrin të ndërtojë një komunikim me të dhe përpiqet ta nxjerrë nga izolimi. Pse duhet t’i bëjë këto gjëra, ndërsa e përçmon atë?
Një burrë i fortë, introvert zbutet përmes një vajze të vogël, ndërsa ata zhyten në leximin e “Le Petit Prince”. Ai gjithashtu mëson të jetojë dhe të dashurojë. Më pas, një ditë, mësohet se ai ishte ndoshta piloti i avionit që rrëzoi aeroplanin e Saint Exupéry-t.


Product Details

BN ID: 2940165921414
Publisher: Toena
Publication date: 06/29/2022
Sold by: Smashwords
Format: eBook
File size: 590 KB
Age Range: 18 Years
Language: Albanian

About the Author

Eric-Emmanuel Schmitt lindi në 28 mars të vitit 1960 në një komunë të Lionit, në Francë. Kreu shkollën e mesme në “Lycée du Parc” po në Lion dhe më pas ndoqi studimet e larta në Paris (1980-1985). Ai mban titullin “Doktor” në filozofi. Dramaturg, romancier, eseist, kineast, Eric-Emmanuel Schmitt është bërë brenda një dhjetë-vjeçari një nga autorët frankofonë më të lexuar e më të pranishëm në botë. Pas sukseseve të njëpasnjëshme në teatër, ai botoi një sërë romanesh dhe përmbledhje novelash. I vlerësuar sa nga publiku po aq edhe nga kritika, pjesët e tij teatrale janë nderuar me shumë çmime “Molier” si dhe e gjithë vepra e tij teatrale është vlerësuar me “Grand Prix” (për teatrin) nga Akademia Franceze. Schmitt-i është vlerësuar gjithashtu me çmimin “Goncourt” (për novela) për “Concerto à la mémoire d’un ange”; çmimin e romanit historik “Agrippa d’Aubigné”, për romanin “Gruaja në pasqyrë”; me çmimin “Grands Espaces” për librin “Odiseja nga Bagdadi” etj. Veprat e tij janë përkthyer tashmë në 43 gjuhë të ndryshme dhe pjesët e tij teatrale luhen rregullisht në mbi 50 vende. Në Akademinë Mbretërore të Gjuhës dhe të Letërsisë Franceze në Belgjikë, ai është ulur në kolltukun që dikur zinte Colette dhe Cocteau. Nga Botimet Toena janë sjellë në shqip edhe vepra të tjera, si: “Eliksiri i dashurisë”, “Gruaja në pasqyrë”, “Odetë Gjithkushi dhe histori të tjera” dhe “Oskari dhe zonja rozë”, vlerësuar me çmimet “Prix Chromos” në Zvicër dhe “Grand Prix Etranger” në Belgjikë.

From the B&N Reads Blog

Customer Reviews