Diaboliket

Diaboliket

by Barbey d'Aurevilly
Diaboliket

Diaboliket

by Barbey d'Aurevilly

eBook

$12.00 

Available on Compatible NOOK Devices and the free NOOK Apps.
WANT A NOOK?  Explore Now

Related collections and offers

LEND ME® See Details

Overview

“Diaboliket” është pa dyshim vepra më përfaqësuese e shkrimtarit me një personalitet të spikatur Jules-Amédée Barbey d’Aurevilly: krijesat e tij, perverse dhe tërheqëse, të përbindshme dhe të adhuruara, përshkruhen me kënaqësinë e atij që, teksa lë të shfaqet kudo dëshira dhe epshi, i jep rëndësi erotike çdo detaji, dhe heronjtë e tij, dandy të lodhur e të zhgënjyer, verbohen nga eleganca, sqima, luksi dhe nga të gjitha ëndjet e shqisave.
Libri, i përbërë nga gjashtë novela, rrëfen për një shoqëri viktoriane, borgjeze, patriarkale, me fjalët të tjera, një shoqëri e përqendruar te burrat, konservative, e dominuar nga arsyeja. Mirëpo, gjendet përballë faktit që jeta jonë ushqehet nga pasionet dhe emocionet, veçanërisht nga ato seksuale: tërheqja, eksitimi dhe natyrisht, dashuria erotike.
Barbey d’Aurevilly, i pakënaqur me botën ku jeton, është i shqetësuar nga kontrasti i madh mes një morali të ngurtë katolik dhe një shijeje të panënshtruar për situatat dhe ndjenjat e sëmura, ai mëton të shfaqë aristokracinë nën dritat e një teatri me perversitete nga më të rafinuarat e dredharake.
“Diaboliket”, botuar për herë të parë më 1874, shkaktoi një bujë të madhe në Parisin e asokohshëm dhe të gjitha kopjet e librit u sekuestruan nga Ministria e Drejtësisë franceze, sepse përbënte kërcënim për moralin publik. Skandali i madh i siguroi librit një sukses të jashtëzakonshëm, por tani konsiderohet si një klasik i rëndësishëm dhe studiohet në shkollat franceze.
“Diaboliket” ju flet gjithë lexuesve të letërsisë dekadente dhe gotike e sidomos atyre që u pëlqejnë romanet me fammes fatales.


Product Details

BN ID: 2940165988776
Publisher: Barbey d'Aurevilly
Publication date: 11/01/2022
Sold by: Smashwords
Format: eBook
File size: 853 KB
Age Range: 18 Years
Language: Albanian

About the Author

Jules-Amédée Barbey d’Aurevilly lindi në Saint-Sauveur-le-Vicomte të Normandisë, më 1808. Në moshën 18-vjeçare shkoi në Paris, ku jetoi gjithë jetën e vet, duke shfaqur, falë një rente të lënë në trashëgimi nga xhaxhai i vet, shije aristokrate dhe sqimë të jashtëzakonshme, derisa, për shkak të varfërisë, u detyrua të punonte si gazetar dhe kritik letrar.
Ishte i prirur drejt zhanrit të historive misterioze, që eksploronin shtytjen e brendshme të njeriut drejt së keqes, duke cekur madje dhe të mbinatyrshmen. Ai ishte liberal dhe ateist, por më vonë u konvertua në katolicizmin roman. Ai dha një ndihmë të madhe në promovimin e shkrimtarëve, që më vonë u bënë me famë botërore, si Stendhal, Flaubert dhe Baudelaire. I njohur si një nga dandy-t më të famshëm të Parisit, ishte mik me Baudelaire-n dhe “Beau” Brummel, ikonë e sqimës mashkullore në Anglinë dhe Francën e asaj kohe.

From the B&N Reads Blog

Customer Reviews