Ali Pash� Tepelena N� Romanet Angleze: Studim Letraro-Shkencor

Ali Pash� Tepelena N� Romanet Angleze: Studim Letraro-Shkencor

by Teuta S Rizaj
Ali Pash� Tepelena N� Romanet Angleze: Studim Letraro-Shkencor

Ali Pash� Tepelena N� Romanet Angleze: Studim Letraro-Shkencor

by Teuta S Rizaj

Paperback

$15.00 
  • SHIP THIS ITEM
    Qualifies for Free Shipping
  • PICK UP IN STORE
    Check Availability at Nearby Stores

Related collections and offers


Overview

ALI PASHË TEPELENA NË ROMANET ANGLEZE është studim i veçantë komparativ letraro-shkencor në fushën e letërsisë angleze. Fillimisht e shkruar si tezë e magjistratures dhe e mbrojtur më 1981, tani, pas 35 vjetëve, i ofrohet lexuesve, duke e pasqyruar nga çdo kënd figurën madhështore të Ali Pashë Tepelenës, jetën dhe veprat e tij. Romanet historike të Stoyan Christowe dhe William Plomer si dhe burimet tjera të shfrytëzuara dhe konsultuara për hartimin e këtij studimi monografik, përmes analizave kritike dhe krahasimeve të mprehta, nxjerrin në dritë dy anët komplekse të personazhit: Aliun burrë shteti dhe Aliun njeri; Aliun e jashtëm dhe Aliun e brendshëm, Aliun mizor dhe Aliun subtil, Aliun e përgënjeshtruar dhe Aliun e vërtetë.

Inteligjenca e tij brilante, dhuntia natyrore për të sunduar dhe drejtuar Pashallëkun e Janinës dhe më gjerë, njohuritë në thelb të punëve qeverisëse, administrative, diplomatike, ushtarake, juridike dhe ekonomike, e bënin një sundimtar të shquar dhe me vizion të qartë, të cilit ia kishte frikën edhe vet sulltani. Sundimi i tij autonom në trojet jugore të Shqipërisë, në një cep të largët të posedimeve osmane në Evropë, nxitën imagjinatën përrallore në Evropën Perëndimore. I vizituar nga shumë evropianë, përfaqësues diplomatikë, shkrimtarë, artistë, mjekë, udhëtarë rasti etj., Ali Pashë Tepelena, sikurse edhe Napoleon Bonaparta, u bë inspirim i pashtershëm dhe objekt i trajtimit të gjithanshëm jo vetëm në shkresat e diplomatëve, por edhe në shtypin e kohës, në memoare, në historiografi dhe publicistikë, ku jo gjithmonë pasqyrohej objektivisht personaliteti i tij, punët shtetërore, jeta private dhe intime, botëkuptimet e tij filozofike, shpirti i tij romantik, ndjeshmëria e tij ndaj të bukurës së jetës dhe përsosmërisë njerëzore, si dhe botëkuptimet e tij mbi religjionin, përfshirë këtu edhe bestytnitë.

Autorët anglezë nuk e perceptuan qartë vizionin, synimin dhe luftën e Ali Pashës për unifikimin e krahinave shqiptare nën sundimin e Pashallëkut të Janinës. Ky objektiv lidhej shumë me luftërat e Napoleonit në Evropë dhe impaktin e këtyre luftërave në zgjimin kombëtar të shumë popujve evropianë, me këtë edhe popujve ballkanikë që ishin nën sundimin disa shekullor osman. Andaj, konsiderohet se Ali Pashë Tepelena ishte ndër artikuluesit më të hershëm të idesë së unifikimit kombëtar në Ballkan, dhe vetëm mungesa e një aleance të mirëfilltë me pashallarët tjerë krahinor të Shqipërisë, e pamundësoi unifikimin e Shqipërisë, si shtet i parë nacional në Ballkan.


Product Details

ISBN-13: 9781540840103
Publisher: CreateSpace Publishing
Publication date: 12/18/2016
Pages: 182
Sales rank: 980,248
Product dimensions: 5.50(w) x 8.50(h) x 0.39(d)
Language: Albanian

About the Author

Teuta S. Rizaj është autore, shkrimtare, poete, romanciere, përkthyese, dhe pedagoge shqiptaro-amerikane. U lind në Pejë, Kosovë, më 1955, dhe u shkollua kryesisht në Kosovë, Angli dhe SHBA. Pas diplomimit në gjuhë dhe letërsi angleze, Teuta Rizaj ia filloi karrierës së saj mësimdhënëse në Universitetin e Prishtinës si asistent-profesor i letërsisë anglo-amerikane. Më 1984, si bursiste e British Scholarship Trust u angazhua në University College London si mësimdhënëse e parë e gjuhës dhe kulturës shqipe dhe u bë iniciuese e themelimit të degës së gjuhës shqipe në kuadrin e këtij universiteti.

Më 1987 shkoi në SHBA për t'i ndjekur studimet e doktoratës në New York University. Atje ajo jetoi gati dy dekada. Për më shumë se shtatë vjet ishte përkthyese e nivelit të lartë për Departamentin e Shtetit Amerikan. Një kohë të shkurtër u angazhua si ligjëruese në institutin amerikan Farleigh Dickenson University në Izmir (Turqi), por me kalimin e saj me banim në Honolulu, Hawaii më 2003, ajo iu kthye tërësisht thirrjes së saj shpirtërore - arsimit. Për dhjetë vjet më radhë ligjëroi së pari në Hawaii Pacific University dhe pastaj në Hawaii Tokai International College.
Që nga viti 2013 Teuta Rizaj iu është përkushtuar botimit të shkrimeve të saja shumëvjeçare. Më 2014 botoi poemën epike The Rhapsody of the Ant Woman: Poem with Complementary Drawings (Rapsodia e Gruas Milingon: Poemë Me Vizatime Plotësuese), ndërkaq një vit më vonë publikoi koleksionin e tregimeve të shkurtra The Sliced Land and Other Stories (Toka e Copëtuar dhe Tregime Tjera). Së shpejt pritet dalja në dritë edhe e romanit Who Stole the Rainbow Colors (Kush i Vodhi Ngjyrat e Ylberit).

Në të kaluarën, Teuta Rizaj ka përkthyer fonde të tëra dokumentesh historike për Arkivin e Kosovës, pastaj libra, nga të cilat shquhet në veçanti libri-doracak As the Man Thinketh (Siç Mendon Njeriu) (1997) nga autori anglez James Allen. Ka shkruar po ashtu një sërë artikujsh të karakterit shkencor, recensione librash etj. Artikujt e saj të botuar me tema universale janë mirëpritur në gazeta dhe revista amerikane, ndërkaq poezitë e saja të botuara morën edhe çmimin fitues në antologji, etj.

Përveç shkrimit, Teuta S. Rizaj gjatë dy dekadave të fundit merret aktivisht edhe me vizatim dhe pikturë, si dhe është aktive në shoqërinë e Kërkuesve të së Vërtetës.

From the B&N Reads Blog

Customer Reviews