Ëndrrat dhe dashuritë e një jete

Ëndrrat dhe dashuritë e një jete

by M. Karagaci
Ëndrrat dhe dashuritë e një jete

Ëndrrat dhe dashuritë e një jete

by M. Karagaci

eBook

$12.00 

Available on Compatible NOOK Devices and the free NOOK Apps.
WANT A NOOK?  Explore Now

Related collections and offers

LEND ME® See Details

Overview

“Ëndrrat dhe dashuritë e një jete” është një ndër romanet më të njohura dhe emocionuese të letërsisë greke moderne. Shpesh, për nga struktura e rrëfimit dhe tematika që trajton, është konsideruar si “Getsbi i madh” i shkrimtarit të njohur amerikan F. S. Fitzgerald.
Vasili Karloviç Junkerman është pinjoll i një familjeje të pasur finlandeze, i kredhur në botën e qejfit, alkoolit, kumarit, mashtrimeve dhe zhvatjeve, i cili, për shkak të revolucionit rus e të tjera ngjarjeve të turbullta, përfundon në brigjet e Pireut.
Ashtu si Xhej Getsbi, Vasili Junkerman arrin të fitojë pushtet dhe pasuri përmes veprimtarive të dyshimta. Punësohet në një bankë dhe shpejt bëhet një prej krerëve të saj më të lartë, duke siguruar kështu jo vetëm një post qendror, por edhe mundësinë për të siguruar një mirëqenie të jashtëzakonshme. Në jetën e tij hyjnë e dalin shumë gra, të bukura, joshëse, përfituese, por vetëm njëra e përfshin në një pasion marramendës, zjarri i të cilit do ta shenjojë përgjithmonë. Sidoqoftë, ai do të mbetet i pazoti për të kuptuar gruan që dashuron e, kësisoj, thellësisht i papërmbushur dhe i dëshpëruar.


Product Details

BN ID: 2940165964749
Publisher: M. Karagaci
Publication date: 11/09/2022
Sold by: Smashwords
Format: eBook
File size: 1 MB
Language: Albanian

About the Author

M. Karagatsis (Greek: Μ. Καραγάτσης) është emri i artit i shkrimtarit grek Dimitris Rodopoulos. Ai ishte gjithashtu gazetar, kritik dhe dramaturg. I lindur në Athinë, jetoi në Larisa dhe studio për shkenca politike në Francë. Për pseudonimin M. Karagacis, mbiemrin duket se e ka marrë nga pema poshtë së cilës lexonte, kurse nistoren M mendohet se e ka zgjedhur për nder të Mitias, personazhit të Dostojevskit te “Vëllezërit Karamazov”, por edhe ngaqë ky do të ishte shkurtimi i emrit të tij të vërtetë në botën ruse, që e adhuronte së tepërmi. Më 1933, botohet romani Koloneli Liapkin, që është libri i parë i tij. Kritika dhe lexuesit shprehen në çast me fjalët më të zjarrta, ndërsa në Larisë, ku zhvillohen ngjarjet, romani shkakton qejfmbetje dhe zemëratë. Më 1936 boton variantin e parë të romanit “Kimera e madhe”. Më 1938, boton romanin “Junkerman”, të cilin M. Karagacis e trajton si librin përmbyllës të trilogjisë, që fillon me “Kolonelin Liapkin” dhe “Kimerën e madhe.”
Ka shkruar për veten: “Kam shkruar shumë dhe lloj-lloj gjërash, tregime, novela, romane, vepra me përmbajtje të lartë moralizuese, mjaft të përshtatshme për kolegjet femërorë, si dhe për bibliotekat e familjeve të rrepta borgjeze. Personazhet e mi – Liapkini, Marina Reizi dhe, sidomos, Jugermani – janë njerëz të dëlirë, të pafajshëm, idealistë, pa asnjë lidhje me mjerimin e materializmit të ulët. Habitem sesi ministria e arsimit nuk i ka përfshirë ende librat e mi në listën e leximeve të detyrueshëm jashtëshkollorë, çuditem që Akademia nuk më ka dhënë ende çmimin e Nderit dhe nuk më ka ftuar në gjirin e saj të virtytshëm, që të ulem edhe unë pranë z. Spiros Melas. Nuk i kam rënë kurrë në qafë ndonjë kolegu dhe qarqet letrarë më kanë trajtuar me dashamirësi. Gjë që do të vërtetohet edhe në varrimin tim, ku do të mblidhet i madh e i vogël, njerëz nga të gjitha anët, që të binden me sytë e tyre se vdiqa, se u mbulova me baltë, se vajta në dreq. Dhe i madh e i vogël, njerëzit nga të gjitha anët do të largohen nga varrezat duke psherëtirë të lehtësuar. Jam i sigurt se Perëndia do të më rendisë midis shenjtorëve në Parajsë. Amin”.

From the B&N Reads Blog

Customer Reviews