Në atë përleshje të pabarabartë me armiq të hapur e të mbuluar, populli ynë ishte ngritur i tëri për të flijuar gjithçka në altarin e lirisë. Prej detit të urrejtjes popullore, si dallgë të fuqishme, ngrihen e vërsulen mbi pushtues e tradhtarë edhe vajzat e nënat shqiptare. Ato, jo vetëm lindin e rritin trima, por edhe luftojnë në krah të tyre, atje ku rreziku është më i madh. Pena e Georgesku-Sergentit i ka qarë me lot këto krijesa titanike, që vetëm një truall i larë me lumenj gjaku mund t’u japë jetë. Me zemrën mal e shpirtin det, ato kacafyten me vdekjen për të shpëtuar jetën e fëmijëve, pra të ardhmen e kombit. Kështu i kanë mësuar atdheu e liria. Duke shpalosur një mozaik të tërë virtytesh, njëri më i çmuar e më i ndritshëm se tjetri, autori, si rrallëkush, argumenton artistikisht përse femra shqiptare brezpasbrezi i ka merituar plotësisht nderimin e mirënjohjen e popullit të vet e të njerëzve përparimtarë kudo në botë. (Kopi Kyçyku)

Shqiptarët
Shqiptarët
Product Details
BN ID: | 2940164134501 |
---|---|
Publisher: | Klubi i Poezisë |
Publication date: | 07/05/2020 |
Sold by: | Smashwords |
Format: | eBook |
File size: | 215 KB |
Language: | Albanian |