Namik Dokle ka lindur në Durrës (Shqipëri) në 11 mars 1946. Ka studiuar për gazetari dhe ekonomi agrare. Për shume vite ka punuar në media, si gazetar dhe kryeredaktor në dy gazeta. Pas rënies se regjimit diktatorial u përfshi edhe nëkarrierën politike, kryesisht nëdiplomacinë parlamentare si përfaqësues i Shqipërisë në organizmat ndërkombëtare, nëmënyrë tëveçantë dhe për një kohë të gjatë nëKëshillin e Europës.
Është autor i tre librave me tregime të botuara në vitet shtatëdhjetë, disa tëpërfshira edhe në disa antologji. Është i njohur si dramaturg; ka shkruar trembëdhjetë drama, tetë prej të cilave janë vënë në skenë në teatrot kryesore të vendit (gjatëperiudhës 1974-2015) dhe ka botuar tre libra me drama. Disa prej tyre kanë fituar çmimekombëtare dhe ndërkombëtare ( një çmim i fituar nga juria e lidhjes së shkrimtarëve tëShqipërisë, të kryesuar nga IsmailKadare). Ka shkruar edhe gjashtë radiodrama, të interpretuara në Radio-Tirana.
Ka botuar tri romane: Vajzat e mjegullës, Lulet e skajbotës, Ditët e lakuriqëve të natës. Tri romanet formojnë triptikun Saga e Gores dhe shprehin gjithërezistencënshpirtërore të banorëve të një krahine (GORA,- e ndare mes dy shteteve) për të ruajtur identitetin e vet njerëzor.
Romani Vajzat e mjegullësështë botuar tri herë nëShqipëri, ështëpërkthyer dhe botuar në Turqi dhe Bosnjë; ështëpërkthyer dhe është në proces botimi edhe në Spanjë dhe Bullgari. Po ashtu edhe dy romanet e tjera janë përkthyer dhe botuar në Sarajevë.
Namik Dokle merret edhe me përkthime nga spanjishtja dhe serbo-kroatishtja.