Ti më deshe e më çmove në mënyrë natyrale doktor Ajliu, ti e ke natyrë ta duash njeriun e të përkushtohesh për të, është vesi yt më i virtytshëm doktor.
Tek ti i dashur doktor Ajli Alushani dashuria është dhunti, është mënyrë të menduari e të jetuari, ti do ashtu sikur fle, sikur zgjohesh, sikur buzëqesh, sikur pi një gotë me miq, sikur vallëzon, sikur këndon, sikur qesh.
Doktor, ti qesh shumë bukur dhe rrezaton i tëri mirësi. Natyrshëm, pa sforco dhe kjo të bën madhështor i dashur doktor, të bën të domosdoshëm për njerzit që të njohin, për miqtë. Kështu je për mua, më shëron edhe me mirësinë tënde, me praninë tënde, me fjalën tënde.