Plani i tretë i copëtimit të Shqipërisë

Plani i tretë i copëtimit të Shqipërisë

by Kostë Çekrezi
Plani i tretë i copëtimit të Shqipërisë

Plani i tretë i copëtimit të Shqipërisë

by Kostë Çekrezi

Paperback

$12.00 
  • SHIP THIS ITEM
    Qualifies for Free Shipping
  • PICK UP IN STORE
    Check Availability at Nearby Stores

Related collections and offers


Overview

Libri i Kostë Çekrezit "Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë", i sapobotuar në Shqipëri nga shtëpia botuese "Naimi", do të gjendej në tavolinën e punës të çdo diplomat amerikan që ishte i interesuar për çështjen shqiptare dhe për Ballkanin në tërësi, sidomos deri në rënien e regjimit komunist. Kështu ka vërejtur një studiues shqiptar, njohës i mirë i kësaj figure të lënë në harresë kryesisht për arsye politike dhe ideologjike. Ky libër vlerësohet si një histori e jashtëzakonshme e raporteve të Shqipërisë me Perëndimin dhe sidomos me SHBA. Ngjarje të panjohura mes tre të mëdhenjve të historisë e kulturës shqiptare: Fan Nolit, Faik Konicës dhe vetë autorit, Kostë Çekrezit, konfliktet mes tyre, kryesisht për shkak të interferencës së qëndrimeve politike të Tiranës në organizatat e diasporës në SHBA në vitet '30-'50 të shekullit të kaluar. Mbretëria e Ahmet Zogut, përkatësisht politika filo-italiane që rezultoi me pushtimin e vendit, antifashizmi dhe lufta çlirimtare që rezultoi me triumfin komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri: metamorfoza e qëndrimeve të Fan Nolit dhe Faik Konicës ndaj mbretit Zog dhe diktatorit Hoxha. Kostë Çekrezi rrëfen diplomacinë dhe luftën mes Tiranës dhe Washingtonit, duke sjellë personazhet dhe emisarët e secilës palë, deri në vendosjen e "perdes së hekurt" midis Lindjes dhe Perëndimit. Në libër zbulohen cilat ishin kërkesat amerikane për të njohur pas Luftës së Dytë Botërore qeverinë e re të Tiranës.

Libri "Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë" mund të konsiderohet vazhdim i librit të mëparshëm të Çekrezit: "Shqipëria: e shkuara dhe e tashmja", botuar për herë të parë në anglisht në SHBA, në vitin 1919, dhe botuar për herë të parë në shqip vetëm disa muaj më parë. Sipas botuesit Naim Zoto, ndryshe nga libri i parë, që është konceptuar nga autori si një libër historie, "Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë" kombinon historinë me dokumentet dhe kujtimet e autorit vetë, një protagonist dhe dëshmitar në shumë ngjarje politike që lidhen me veprimtarinë e A. Zogut gjatë mbretërimit dhe më pas në mërgim si edhe politikën E. Hoxhës ndaj Perëndimit dhe SHBA.

Product Details

ISBN-13: 9789928109491
Publisher: Naimi
Publication date: 09/02/2014
Pages: 142
Product dimensions: 5.00(w) x 8.00(h) x 0.33(d)
Language: Albanian
From the B&N Reads Blog

Customer Reviews